top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKENCËTARËT KINEZË SHPIKIN NJË TEKNIKË TË RE PËR T’I BËRË ROBOTËT MË DINAMIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19, 2023
  • 1 min read

Pekin, Kinë | Shkencëtarët në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, kanë shpikur një teknikë, duke përdorur lazer femtosekondë, për të fabrikuar nyje të vogla brenda robotëve.


Këto nyje imitojnë fleksibilitetin e parë në nyjet e njeriut, duke u mundësuar robotëve të arrijnë forma të ndryshme deformimi.


Procesi përfshin përdorimin e polimerizimit asimetrik me dy fotone, për të krijuar nyje hidrogeli, dhe reduktimin me lazer, për të depozituar nanogrimcat e argjendit në këto nyje.


Kjo risi premton për aplikime të ndryshme, të tilla, si manipulimi i mikrokargove, çipat mikrofluidikë, mikrooptikë, dhe hap rrugën për krijimin e mikrorobotëve me shumë nyje, të aftë për lëvizje të kontrolluar në mjedise dinamike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page