top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKENCËTARËT KRIJUAN NYJËN MË TË VOGËL DHE MË TË NGUSHTË NË BOTË | E PËRBËRË NGA VETËM 54 ATOME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 1, 2024
  • 1 min read

Ontario, Kanada | Shkencëtarët kanë arritur një përparim duke krijuar nyjën më të vogël dhe më të ngushtë në botë, të përbërë nga vetëm 54 atome.

Kjo nyje mikroskopike e trefishtë, që i ngjan një tërfili me tre fletë, tejkalon Rekordin e mëparshëm Botëror Guinness të vendosur në vitin 2020, me 69 atome.

Duke bashkëpunuar midis Universitetit të Ontarios Perëndimor dhe Akademisë Kineze të Shkencave, studiuesit krijuan aksidentalisht nyjën gjatë eksperimenteve me acetilide metalike.

Zbulimi mund të ketë implikime më të gjera, duke ndihmuar zhvillimin e materialeve të avancuara si plastika dhe polimeret.

Zbulimi i afron shkencëtarët për të kuptuar nyjet mikroskopike në ADN, ARN dhe proteina.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page