top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKENCËTARËT NË BRITANINË E MADHE: LIJA E MAJMUNËVE RREZIKON TË BËHET NJË KËRCËNIM BOTËROR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 2
  • 2 min read
ShkencëtarëT: lija e majmunëve rrezikon të bëhet një kërcënim global.
ShkencëtarëT: lija e majmunëve rrezikon të bëhet një kërcënim global.

Londër, Britania e Madhe | Lija e majmunëve (mpox) mund të bëhet një kërcënim i rëndësishëm për shëndetin global nëse merret shumë lehtë.

 

Ky është alarmi i shkencëtarëve të Universitetit të Sariit (Surrey), në një letër të botuar në Nature Medicine.

 

Studiuesit nënvizojnë se si mpox - i përhapur tradicionalisht nga kafshët te njerëzit - po tregon tani shenja të qarta të transmetimit të qëndrueshëm nga njeriu te njeriu.

 

Mpox është një infeksion i shkaktuar nga një virus që i përket së njëjtës familje me linë.

 

Mund të shkaktojë skuqje të dhimbshme, ethe dhe ënjtje të gjëndrave dhe në disa raste të çojë në sëmundje më serioze.

 

Zakonisht përhapet përmes kontaktit të ngushtë me një person ose kafshë të infektuar.

 

Sipas z. Karlos Malkuer (Carlos Maluquer) de Motes, profesor i virologjisë molekulare, shpërthimet më të fundit tregojnë se kontakti intim tani është një mënyrë e rëndësishme për përhapjen e virusit.

 

Kjo mundësi transmetimi po çon në zinxhirë më të gjatë transmetimi dhe shpërthime më të gjata.

 

Kjo përkoi me përhapjen e shpejtë të viruseve mpox “IIb”, por disa variante të tipit “I” tani janë gjithashtu në rritje.

 

Studiuesit janë gjithashtu të shqetësuar sepse viruset e tipit “I” mendohet të jenë më agresivë.

 

Duket se këto janë duke grumbulluar mutacione specifike gjenetike që mund të ndryshojnë vetitë virale, kështu që sa më gjatë të qarkullojnë këto viruse mes nesh, aq më e lartë është mundësia që këto mutacione të ndihmojnë mpox-in të përshtatet me njerëzit.

 

Megjithëse MPOX-i dikur ishte i përhapur kryesisht në Afrikën Qendrore, virusi shkaktoi një epidemi globale në vitin 2022 dhe tani po shkakton shpërthime në disa vende sub-Sahariane.

 

Edhe pse aktualisht prek kryesisht të rriturit, studiuesit theksojnë se ai ka potencialin të përhapet në grupe të tjera, duke përfshirë fëmijët, një grup me rrezik më të madh të sëmundjes së rëndë - megjithëse transmetimi i vazhdueshëm tek fëmijët nuk është raportuar ende

 

Kontrolli Mpox - përfundojnë ata - duhet të hyjë në axhendën globale të shëndetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page