top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKENCËTARËT: USHQIMET ULTRA TË PËRPUNUARA SHKAKTOJNË 32 PROBLEME SHËNDETËSORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 4, 2024
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Ushqimet ultra të përpunuara janë të lidhura me 32 probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, kanceret dhe diabetin e tipit 2.

E thënë kjo sipas një studimi të ri, të botuar në British Medical Journal (BMJ), e cila, hulumton mbi dëmet e ushqimeve që zakonisht përfshijnë pesë ose më shumë përbërës, dhe disa aditivë.

Sipas Shoqatës Britanike të Zemrës, ushqimet e zakonshme ultra të përpunuara përfshijnë akulloren, patatet e skuqura, drithërat e mëngjesit, dhe kosin e frutave.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish nga Australia, SHBA, Franca dhe Irlanda kontribuan në rishikimin e 45 analizave që përfshinin një popullsi totale prej 9.8 milionë anketuesish.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page