
Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Ensi Shtubina, me moshë 22 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim policor për plagosje.
Ai qarkullonte me armë me vete teksa ishte në kërkim policor për një ngjarje të ndodhur në dhjetor të vitit 2024.
Nga autoritetet gjyqësore ndaj tij ishte shqiptuar masa e sigurimit vetjak “Arrest në burg”, sepse, më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, ai shtiu me armë zjarri dhe plagosi z. Arens Beqiri.
Njoftim | Lëvizte me pistoletë me vete, teksa ishte në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari, në dhjetor 2024, vihet në pranga 22-vjeçari.
Sekuestrohet pistoleta me municionin e saj.
Si rezultat i intensifikimit të patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, dhe i punës së inteligjencës policore, me qëllim konstatimin e rasteve kur shtetas me precedent kriminal, lëvizin të armatosur, për të kryer ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments