Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Frederik Paplekaj.
Ai u arrestua në Qafë Thore, 30 minuta larg Thethit, kur ka tentuar të largohej pasi vendosi lëndë plasëse te një objekt në zotërimin e z. Çesk Breishta dhe të z. Ardjan Breishta në Theth.
Ngjarja kriminale ngjau në orën 01:30 të datës 12 janarit 2025.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments