SHKODËR: U ARRESTUA VEDAT HOXHA | AKUZOHET PËR VEPRAT PENALE “MBAJTJA PA LEJE DHE PRODHIMI I ARMËVE, ARMËVE SHPËRTHYESE DHE I MUNICIONIT” + “KANOSJE”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 22
- 2 min read

Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Vedat Hoxha.
Ai akuzohet për 2 vepra penale.
Njoftim | Shkodër/Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti me armë zjarri.
U konfliktua me pronarin e lokalit dhe disa shtetas të tjerë, largohet dhe rikthehet me një armë zjarri kallashnikov në lokal, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi i 54-vjeçarit.
Procedohet në gjendje të lire dhe pronari i lokalit ku nisi konflikti.
Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.
Pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative për një konflikt në lagjen “Manush Alimani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, organizuan punën dhe menjëherë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosje”, i shtetasit V. H., 54 vjeç, banues në Shkodër.
54-vjeçari, pas një konflikti me pronarin e lokalit shtetasin G. H., 36 vjeç, ishte larguar duke u rikthyer në lokal ku kishte me vete një armë zjarri kallashnikov. Në momentin që është rikthyer në lokal kanë mbërritur dhe shërbimet e Policisë të cilët kanë ndërhyrë për të neutralizuar 54 vjeçarin që mbante armën e zjarrit në dorë.
54-vjeçari në pamundësi për tu larguar ka hedhur armën në tokë. Shërbimet e Policisë e kanë prangosur menjëherë dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit dhe municionin luftarak.
Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lire shtetasi G. H., 36 vjeç, banues në Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Komentáře