VAU I DEJES: U ARRESTUA XHABIR HOXHAJ | AKUZOHET SE U PËRPOQ TË VRISTE ME ARMË GJAHU BASHKËSHORTEN NDAJ SË CILËS USHTROI EDHE DHUNË FIZIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 2 min read

Vau i Dejes, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan;
1- Z. Xhabir Hoxhaj, me moshë 68 vjeç.
Ai shtiu me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me xham në pjesën e qafës dhe shpatullës.
Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.
Njoftim | Vau i Dejës/Qëlloi me armë gjahu çifte drejt bashkëshortes, me qëllim vrasjen e saj, kapet dhe vihet në pranga 68-vjeçari.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejë po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin autorit.
Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës.
61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント