Fshati Postribë, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendorer të Policisë së Shtetit arrestuan;
1- Z. Rustem Hasa.
2- Z. Arjon Hasa (njëri prej të arrestuarve u kap në një pikë të kalimit kufitar teksa po përpiqej e të largohej nga Shqipëria).
Ata akuzohen se vranë Ramazan Matën, në Postribë, të Shkodrës.
Janë shoqëruar për intervistim edhe dy djemtë e z. Rustëm Hasa, konkretisht;
1- Z. Arjan Hasa.
2- Z. Klisman Hasa (ata dyshohen se kanë bashkëpunuar në vrasjen e z. Mata).
Të lartpërmendurit janë fqinj të z. Mata.
Z. Mata u vra me armë zjarri automatike brenda automjetit të tij më 4 janar të vitit 2025, në zonën e Dragoçit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments