Strasburg, Francë | “Përplasja e dy tramvajve që ndodhi dje në stacionin e Strasburgut shkaktoi 68 të lënduar në kushte emergjence relative”, sipas raportit përfundimtar të publikuar sot nga prefektura.
Pasditen e djeshme, pak para orës 16:00, një tramvaj i ndalur në platformën e stacionit të metrosë në Strasburg u godit fuqishëm kokë më kokë nga tramvaji përballë tij.
Ky i fundit, i cili, duhej të ndalonte përpara stacionit të ardhshëm për shkak të bllokimit të trafikut në shina, për arsye ende të panjohura u kthye mbrapsht dhe u rrokullis nga shpati që të çonte në stacion.
Një video e siguruar nga agjencia frenceze e lajmeve “AFP” tregon dy automjetet të dëmtuara rëndë dhe pasagjerët të shtrirë në tokë në platformën e stacionit.
“Viktimat kishin lëndime dhe trauma, plagë në lëkurën e kokës, një ose dy fraktura të klavikulës, ndrydhje në gju”, shpjegoi drejtori i brigadës së zjarrfikësve dhe shpëtimit të Bas-Rhin, René Cellar.
Rreth njëqind njerëz mbetën të padëmtuar.
Prokuroria njoftoi se kishte hapur një hetim për akuzën e plagosjes nga pakujdesia, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe evidentimin e çdo përgjegjësie penale, por përjashton hipotezën e një akti vullnetar.
“Qarkullimi i tramvajit në stacion është ndërprerë dhe nuk do të rifillojë për disa ditë”, tha Kompania e Transportit të Strasburgut.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments