SHKRIMTARJA JAPONEZE PRANOI SE INTELIGJENCA ARTIFICIALE I KA SHKRUAR 5% TË LIBRIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 26, 2024
- 1 min read
Tokio, Japoni | Autorja japoneze Rie Kudan, fituese e çmimit Akutagaua për romanin e saj fantastiko-shkencor “Tokyo-to Dojo-to”, pranoi se përdorte ChatGPT për të shkruar rreth 5% të librit të saj të vlerësuar me çmime.
Çmimi prestigjioz letrar u jepet çdo gjashtë muaj shkrimtarëve të rinj në Japoni.
Zbulimi i znj. Kudan shkaktoi reagime të shpejta dhe kritike në mediat sociale, me shqetësime të ngritura për rolin e inteligjencës artificiale (AI) në konkurset e letërsisë.
Kritikët argumentojnë se përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) gjeneruese në fushat krijuese mbetet i diskutueshëm për shkak të shqetësimeve rreth materialit burimor, dhe ndikimit të mundshëm në të ardhmen e çmimeve letrare.
“Ky është një roman i shkruar duke përdorur plotësisht një AI gjeneruese si ChatGPT, dhe ndoshta rreth 5% e të gjithë tekstit është shkruar drejtpërdrejt nga AI gjeneruese”, tha znj. Kudan, sipas gazetës Kohërat e Japonisë (The Japan Times).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments