SHKUP: U ARRESTUA ANGEL SARAMAKOV (TRUPROJA I KRYEMINISTRIT TË MAQEDONISË SË VERIUT) | AKUZOHET SE U KA DHËNË INFORMACIONE KONFIDENCIALE ANËTARËVE TË KLANIT MAFIOZ GRËRÇEC.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 1 min read

Shkup, Maqedoni e Veriut | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Angel Saramakov, nga Velesi, i cili, u dërgua në burgun e Shkupit, në Shuto Orizarë.
Ai akuzohet se u ka dhënë informacione konfidenciale bandave kriminale (anëtarëve të klanit mafioz Grërçec).
Ai akuzohet për shkelje penale të parashikuar si: “Zbulim të sekretit zyrtar”.
Ai është truproje i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários