SHPENDI I LLOJIT SHKABË (GYPS FULVUS) I GJENDUR I BLLOKUAR NË NJË PEMË PRANË FSHATIT ORIZAJ TË BERATIT U TRANSPORTUA NË QENDRËN E SHPËTIMIT TË SHPENDËVE TË EGËR NË PARKUN KOMBËTAR DIVJAKË-KARAVASTA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 20, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Një shpend i llojit shkabë (Gyps fulvus) i gjendur i bllokuar në një pemë pranë fshatit Orizaj, në Berat, u transportua në qendrën e shpëtimit të shpendëve të egër, në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur sot se pas një njoftimi të marrë nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë mbi praninë e një shpendi të llojit Shkabë (Gyps fulvus), pranë fshatit Orizaj, në hyrje të Beratit, i cili gjendej i bllokuar prej dy ditësh në një pemë, stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat shkoi menjëherë për të gjetur shpendin.
AdZM Berat u kujdes të lironte shkabën dhe të kujdesej për gjendjen e saj shëndetësore, e cila dukej e mirë pa dëmtime serioze.
AKZM informoi se me ndihmën edhe të AdZM Fier u bë e mundur transportimi i shkabës pranë qendrës së shpëtimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta” për të kryer disa ekzaminime edhe më të hollësishme të shpendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
ความคิดเห็น