top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHPIKET FUSTANI KAMELEON QË NDRYSHON PAMJEN DHE NGJYRËN DUKE SHTYPUR NJË BUTON.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 17, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Në Adobe MAX 2023, Adobe prezantoi Project Primrose, një fustan interaktiv, që mund të ndryshojë pamjet dhe ngjyrën e tij me shtypjen e një butoni.


Shkencëtarja kërkimore Kristin Diërk (Christine Dierk) prezantoi veshjen novatore, duke e modeluar atë në skenë.


Fustani pa rripa deri tek gjuri përmban ekrane të vogla si luspa që e lejojnë atë të transformojë pamjen e tij.


Shkencëtarja Diërk (Dierk) demonstroi aftësinë e veshjes për të ndryshuar ngjyrat dhe modelet në çast, duke e kthyer modën në një kanavacë dinamike dhe interaktive për kreativitet.


Project Primrose përfaqëson një hap transformues në industrinë e modës, duke lejuar veshje të përshtatshme, të adaptueshme dhe fleksibël.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page