SHPIKJA E RE E LIDHUR ME INTELIGJENCËN ARTIFICIALE NGJALL SHPRESË PËR MILIONA TË PARALIZUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 3, 2023
- 1 min read

Jorku i Ri, Amerikë | Studiuesit në Institutin Feinstein të Northwell Health për Kërkime Mjekësore kanë përdorur inteligjencën artificiale, dhe një implant truri, për të rikthyer me sukses lëvizjen dhe ndjesinë tek një njeri i paralizuar.
Z. Keith Tomas (Keith Thomas), i paralizuar nga gjoksi e poshtë, pas një aksidenti zhytjeje në vitin 2020, është njeriu i parë që përfiton nga kjo teknologji pioniere.
Procedura përfshinte implantimin e mikroçipave në trurin e tij, dhe zhvillimin e algoritmeve të inteligjencës artificiale për të rilidhur trurin e tij me trupin dhe palcën kurrizore.
Zbulimi u ofron shpresë miliona njerëzve në mbarë botën që jetojnë me dëmtim të lëvizjes ose paralizë.
Instituti Feinstein tani po punon në avancimin e teknologjive bioelektronike, për të rikthyer lëvizjen dhe ndjesinë.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Yorumlar