Barcelonë, Mbretëria e Spanjës | Një shpërthim në portin e Barcelonës deri më tani ka shkaktuar një të vdekur dhe disa të plagosur, mes të cilëve, një në gjendje kritike.
Siç njofton Mbrojtja Civile aksidenti ka ndodhur në një cisternë metil acetati, një produkt shumë i ndezshëm, teksa punëtorët po kryenin punimet e saldimit.
Një duzinë njësi të zjarrfikësve të Katalonjës u përgjigjën në vendngjarje dhe zjarri u shua brenda pak minutash.
Vijojnë ende hetimet për zbardhjen e shkakut të shpërthimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント