top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHPËRTHIM VETËVRASËS (KAMIKAZ) NË NJË SHKOLLË KURANORE (MEDRESE) NË PAKISTAN: 5 TË VDEKUR + 12 TË PLAGOSUR; MES TË PLAGOSURVE KRYETARI I NJË PARTIE FONDAMENTALISTE ISLAMIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 28
  • 1 min read

Islamabad, Pakistan | Të paktën pesë persona u vranë dhe 12 u plagosën në një sulm vetëvrasës që shkatërroi një shkollë Kuranore në provincën fisnore të Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin.

 

Policia shpjegoi se është një medrese historike e talebanëve pakistanezë.

 

Shpërthimi ndodhi brenda sallës së mbushur me njerëz të lutjeve të medresesë Darul Uloom Haqqania në qytetin Akora Khattak në provincën Khyber Pakhtunkhwa.

 

Në mesin e të plagosurve - njoftoi policia - është edhe udhëheqësi fetar Hamid-ul-Haq, nëndrejtor i institutit si dhe udhëheqësi i partisë islamike fundamentaliste Jamiat Ulema-e-Islam (Jui-F), e cilësuar si partia më e madhe politiko-fetare në Pakistan, e cila, ka bastionin e saj në këtë rajon”.

 

Mijëra pakistanezë dhe afganë, duke përfshirë shumë anëtarë të talebanëve, madje edhe ata që sundojnë Afganistanin, janë diplomuar në Shkollën Kuranore Darul Uloom Haqqania.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page