top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHQIPËRIA DHE GREQIA DO TË LIDHEN ME HEKURUDHË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 19, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me hekurudhë. Qytetarët e dy shteteve kufitare do mund të udhëtojnë së shpejti me tren.

 

Do të jetë një linjë hekurudhore, gjurmë e re e cila është Pogradec-Korçë-Kapshticë e deri në hyrje të territorit grek”, shprehet znj. Erjola Muka, nga MIE.

 

Sinjale pozitive vijnë edhe nga Fondi i Investimeve në Ballkanin Perëndimor për nisjen e punimeve në Durrës-Rrogozhinë.

 

Korridori 8 lidh detin Adriatik me Detin e Zi dhe kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së veriut dhe Bullgari dhe ka një rëndësi të madhe gjeo-straegjike pasi përshkon tre shtet anëtare të NATO-s”, tha znj. Muka.

 

Një sërë projektesh hekurudhore janë në zhvillim, linja Tiranë-Durrës dhe degëzimi i ri drejt aeroportit të Rinasit do të jetë e para që do të përfundojë dhe do të nisë operimin.

 

Punimet në këtë linjë kanë arritur në volumin e 80%, ndërsa së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e 10 stacioneve të rinj që do të shtrihen në të gjithë pjesën e kësaj linje”, tha znj. Muka.

 

Gjatësia e rrjetit hekurudhor në shfrytëzim në vend është rreth 224 km.

 

Në funskion janë linjat hekurudhore, Durrës-Librazhd, Gjorm-Kufi dhe Durrës-Kashar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page