top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHQIPËRIA DORËZOI TË HËNËN PRANË UNESCO-s KËRKESËN PËR PËRFSHIRJEN E PARKUT KOMBËTAR TË LUMIT “VJOSA” NË PASURITË NATYRORE BOTËRORE NË PROGRAMIN “NJERIU DHE BIOSFERA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 30, 2024
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Autoritetet përgjegjëse të Republikës së Shqipërisë dorëzuan të hënën pranë UNESCO-s kërkesën për përfshirjen e Parkut Kombëtar të lumit “Vjosa” në pasuritë natyrore botërore në programin “Njeriu dhe Biosfera”.

 

Aplikimi pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, që mbahet vitin e ardhshëm.

 

Lumi Vjosa, i njohur si një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë u shpall “Park Kombëtar” nga qeveria shqiptare në muajin mars të vitit të kaluar pas përpjekjeve disavjeçare të organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare mjedisore për mbrojtjen e këtij lumi nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve.

 

Minsitrja e Turizmit dhe Mjedisit, e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumabro tha se dosja përmbante një punë të mirëkoordinuar të autoriteteve shqiptare me ekspertët e UNESCO dhe Unionit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Natyrës, e cila, shkon paralelisht me miratimin e Planit të Integruar të Menaxhimit të Vizitorëve të Vjosës.

 

Lumi i Vjosës është ndër lumenjtë më të mëdhenj të Shqipërisë, sidomos përsa i përket prurjeve të shumta ujore.

 

Me një gjatësi prej 272 km Vjosa rrejdh nga malet e Pindit në Greqi dhe përshkon territorin shqiptar deri në derdhjen në Adriatik.

 

Në pjesën fudnore lumi Vjosa vijon të rrezikohet nga ndërtimet në funskion të turizmit masiv.

 

Rreth 40 studiues shqiptarë dhe të huaj të natyrës kërkuan nga qeveria shqiptare në muajin prill të këtij viti që të përfshijë Deltën e Lumit Vjosa në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe të ndalë vizionin për projekte të turizmit masiv.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page