top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHQIPËRIA MIRËPRET FORUMIN E FUNKSIONEVE TË ROJËS BREGDETARE TË MESDHEUT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 28, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Shqipëria mirëpret në datat 29-31 tetor Forumin e Funksioneve të Rojës Bregdetare të Mesdheut. Ky forum zhvillohet këtë vit nën kryesimin e Shqipërisë.

 

Ky forum i rëndësishëm rajonal synon forcimin e bashkëpunimit për sigurinë detare në Mesdhe, përmes shkëmbimit të praktikave më të mira dhe koordinimit të operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike nënujore.

 

Përfaqësues nga 21 vende të Mesdheut, agjenci dhe organizata ndërkombëtare, si dhe drejtues të institucioneve shqiptare, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, do të jenë pjesë e këtij forumi për të adresuar sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë detare.

 

Ky forum do të shërbejë si një platformë bashkëpunimi për një Mesdhe më të sigurt dhe të qëndrueshëm.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page