SHTABI I PËRGJITHSHËM I UKRAINËS: HUMBJET USHTARAKE RUSE NË LUFTË TEJKALOJNË 940000 VETA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Humbjet ushtarake të Rusisë në mbi tre vjet luftë në Ukrainë kanë kaluar 940 mijë.
Kështu pretendon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Në një postim në rrjetin social virtual “Facebook”, Shtabi i Përgjithshëm përditësoi sërish humbjet e armikut pasi 1180 ushtarë të tjerë rusë u vranë në 24 orët e fundit.
Humbjet totale ruse kështu rriten, sipas llogaritjeve të Kievit, në 940150 njësi.
Që nga fillimi i luftës pushtuese ruse, trupat ukrainase kanë shkatërruar gjithashtu 10676 tanke (14 në 24 orët e fundit), 22266 automjete të blinduara, 26600 sisteme artilerie, 1368 raketahedhës të shumëfishtë, 1137 sisteme të mbrojtjes ajrore, 3148 raketa lundrimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários