top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS: U PREZANTUA TARUK-u; AUTOBUSI I PARË ELEKTRIK 100% MEKSIKAN (PROJEKTIM + PRODHIM); FAKULTETI I INXHINIERISË I UNIVERSITETIT KOMBËTAR AUTONOM TË MEKSIKËS DHA NDIHMË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 26
  • 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Ministri meksikan i Ekonomisë Marselo (Marcelo) Ebrard i ka dhënë certifikatën “Made in Mexico” Taruk-ut, autobusit të parë elektrik të projektuar dhe të prodhuar tërësisht në vendin e Amerikës Latine nga kompanitë Megaflux dhe Dina, me mbështetjen e Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës.

 

Në një konferencë për shtyp, ministri tha se njësitë e para do të funksionojnë në qytetin Ensenada, në shtetin e Gjirit të Kalifornisë (Baja California), dhe se ky mjet transporti publik ka një kapacitet prej 60 pasagjerësh, gjysma e ulur dhe pjesa tjetër në këmbë.

 

Qëllimi - tha ai - është të rrisim kapacitetin tonë për inovacion në mënyrë që të përkthehet në mirëqenie për popullatën. Kjo është një arritje e madhe”.

 

Ministri theksoi se nisja e kësaj nisme është edhe më domethënëse duke pasur parasysh situatën aktuale në Meksikë, me presionin tregtar nga Shtetet e Bashkuara që kërcënojnë të vendosin tarifa prej 25%.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page