top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTËPIA E BARDHË BOTOI FAQEN PËR COVID-19: VIRUSI LINDI NË NJË LABORATOR NË UHAN (WUHAN) TË KINËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Shtëpia e Bardhë ka botuar një version të ri të faqes së saj të internetit Covid-19, e cila, rindërton përgjegjësinë e autoriteteve kineze në krijimin dhe përhapjen e virusit.

 

Nën titullin “Rrjedhja e laboratorit, Origjina e Covid”, që paraqet presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), sulmohen tekstet shkencore të përdorura në mënyrë të përsëritur nga zyrtarët e shëndetit publik dhe mediat për të diskredituar teorinë se ngjitja ishte e lidhur me humbjen e kontrollit të një virusi të krijuar në një laborator, në favor të shpjegimit të origjinës natyrore.

 

Virusi ka karakteristika biologjike që nuk janë gjetur në natyrë”, shkruhet në hapjen e faqes, e cila, gjatë administrimit të ish-presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden) i kushtohej promovimit të informacionit për vaksinat.

 

Gjithçka duket se ka origjinën në Institutin e Virologjisë Uhan (Wuhan), laboratori kryesor i kërkimit SARS në Kinë, i cili, vlerësohet me ekspertizën në manipulimin gjenetik dhe nivelet e papërshtatshme të biosigurisë.

 

Studiuesit në Institutin e Virologjisë në Wuhan u sëmurën me simptoma të ngjashme me ato të Covid-19 në vjeshtën e vitit 2019, muaj para se virusi të zbulohej në tregjet e kafshëve”.

 

Jo më pak të sakta janë kritikat ndaj z. Entëni Fauçi (Anthony Fauci), ish-koordinator i luftës kundër koronavirusit, i konsideruar përgjegjës për nxitjen e rrëfimtarisë (narrativës) sipas së cilës virusi kishte origjinë natyrore.

 

Zyrtarët e shëndetit publik shpesh mashtrojnë popullin amerikan me mesazhe të përziera, reagime të gjunjëzuara dhe mungesë transparence”, thuhet në kapitullin mbi dezinformimin.

 

Më e pavolitshmja, qeveria federale ka demonizuar trajtimet alternative dhe ka refuzuar rrëfimtaritë (narrativat), si rrjedhja e laboratorit, në një përpjekje të turpshme për të detyruar dhe kontrolluar vendimet e kujdesit shëndetësor të publikut.

 

Në fund të janarit, Agjencia Qendore e Inteligjencës (CIA) e kishte përcaktuar si më të mundshme përgjegjësinë e Kinës dhe laboratorëve të saj në përhapjen e sëmundjes, duke mohuar leximin përpara kthimit të presidentit Tramp (Trump) në Shtëpinë e Bardhë, sipas të cilit, hipoteza ishte sa më e mundshme sa ajo me origjinë natyrore”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page