top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTËPIA E BARDHË: ROJTERS PËRHAP THASHETHEME SE TARIFAT FILLOJNË MË 1 MARS | TARIFAT PËR KANADANË + MEKSIKËN + KINËN FILLOJNË NESËR MË 1 SHKURT 2025: 25% PËR FQINJËT E SHBA-ës DHE 10% PËR KINËN.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jorku i Ri, Amerikë | Nesër, 1 shkurt 2025, do të vendosen tarifa 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe 10% ndaj Kinës.

 

Kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kerolain Levit (Karoline Leavitt), duke i cilësuar si të rreme thashethemet e raportuara nga agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) se tarifat ishin shtyrë për në 1 mars 2025.

 

Kanadaja dhe Meksika kanë mundësuar një pushtim të paligjshëm të emigrantëve dhe fentanilit”, tha zëdhënësja Levit (Leavitt), duke shpjeguar pse tarifat do të vendosen ndaj dy vendeve.

 

Fentanili është gjithashtu shkaku i tarifave kundër Kinës.

 

Kur u pyet për një koment mbi fjalët e kryeministrit kanadez Zhastin Trudo (Justin Trudeau), i cili, premtoi një përgjigje të fortë ndaj tarifave amerikane, zëdhënsja Levit (Leavitt) u përgjigj: “Trudoja (Trudeau) do të bënte më mirë të fliste drejtpërdrejt me Trampin përpara se të bënte këto deklarata në media”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page