Uashington, Amerikë | “Siç e dini, ne kemi marrë pjesë aktive në secilin nga samitet e mëparshme të paqes të Ukrainës. Qeveria e SHBA merr pjesë në to. Dhe ne do të përfaqësohemi në samitin e ardhshëm që do të mbahet në Zvicër më 15 dhe 16 qershor”, tha përfaqësuesja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Kerin Xhin-Pier (Karin Jean-Pierre), duke shpjeguar se nuk ka informacion specifik për pjesëmarrjen e presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden) në samitin e paqes.
“Është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të sigurojmë që Ukraina ka të gjitha aftësitë për të mbrojtur veten, për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ajo.
Ndërkohë, 50 vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen në samit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit