SHËN GJIN: U ARRESTUA ELIS PRENGA | TREGTAR KOKAINE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 6
- 1 min read

Shën Gjin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:
1- Z. Elis Prenga, me moshë 38 vjeç.
Ai u kap me një sasi leënde narkotike të llojit kokainë, e ndarë në doza, gati për tregtim, por jo vetëm, atij iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një shumë e madhe të hollash.
Njoftim | Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P., dhe pasagjer shtetasin E. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike, kokainë, si dhe një shumë parash, për të cilën dyshohet se ky shtetas e kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike në doza.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, shuma e parave, automjeti tip “BMË” dhe një aparat celular.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments