top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHËRBIMET SEKRETE PO ZËVENDËSOJNË MINISTRINË E JASHTME RUSE NË BISEDIMET NDËRKOMBËTARE TË NIVELIT TË LARTË | SERGEI BESEDA I NJOHUR NGA CIA SI “BARONI” ËSHTË NJERIU KYÇ I PUTINIT NË BISEDIME ME KIEVIN

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 12
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Z. Sergei Beseda, i mbiquajtur “Baroni” nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), është një nga njerëzit kryesorë të presidentit rus Vladimir Putin në negociatat për Ukrainën.

 

Pas vitesh në hije, z. Beseda është tani në qendër të vëmendjes, duke treguar se si - raporton Wall Street Journal - shërbimet sekrete po zëvendësojnë ministrinë e Jashtme ruse në negociatat ndërkombëtare të nivelit të lartë.

 

Përfshirja e z. Beseda në bisedimet për Ukrainën, tha gazeta bazuar në intervistat me zyrtarë të inteligjencës dhe diplomatë, është një mesazh i qartë për Kievin se Putini mbetet i vendosur për të fituar kontrollin politik të Ukrainës.

 

Pasi iu bashkua KGB-së në vitet 1970, menjëherë pas z. Putin, z. Beseda është një nga zyrtarët e paktë rusë që ka një linjë të drejtpërdrejtë me presidentin.

 

Ai ndihmoi në planifikimin e pushtimit të Ukrainës dhe luajti role kyçe në disa nga misionet më të ndjeshme të Rusisë.

 

Gjatë administratës së presidentit Baidn (Biden), kur marrëdhëniet diplomatike midis Uashingtonit dhe Moskës ishin në krizë të thellë, z. Beseda ishte një nga të paktët zyrtarë rusë të autorizuar për të komunikuar me Shtetet e Bashkuara.

 

Nofka “Baron” lidhet me pasionin e tij për kostumet e qepura dhe pasionin e tij për puro.

 

Ai ishte i ngarkuar nga Kremlini për të negociuar shkëmbimin e të burgosurve”, tha një ish-zyrtar amerikan, duke shtuar se z. Beseda gjithashtu luajti një rol kyç në shkëmbimin që çoi në lirimin e reporterit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page