Uashington, Amerikë | Diabeti rrit mundësinë e të prekurit nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë. Një sëmundje e cila shkaktohet nga sasia e lartë yndyrore në mëlçi edhe pse ju mund të konsumoni pak ose aspak alkool.
Ajo zhvillohet kryesisht tek njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse ka zhvillim njëjtë mes atyre me diabet të tipit 1 dhe pjesës së popullsisë obeze, duke qenë se mbipesha është një nga shkaqet kryesore.
Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë shpesh herë nuk shfaq asnjë simptomë. Ajo rrit rrezikun e krijimit të sëmundjeve të zemrës, të veshkave, të cerozës dhe kancerit në mëlçi.
Gjithashtu rol në zhvillimin e saj luajnë niveli i lartë i kolesterolit dhe presioni i lartë i gjakut.
Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë kur kombinohet me diabetin e tipit 2 mund të çojë në përkeqësim të gjëndjes shëndetësore.
Mbrojtja më e mirë ndaj sëmundjes së mëlçisë yndyrore përfshin këto hapa:
1- Mbajtja nën kontroll nivelit të sheqerit në gjak.
2- Mbajtja nën kontroll e presionit të lartë të gjakut.
3- Ruajtja e peshës ideale ose reduktimi i saj në rastin e mbipeshës.
4- Mbajtja në normë e kolestrolit të keq dhe triglicerideve.
5- Reduktimi i konsumit të alkoolit.
Nëse diagnostikoheni me diabet doktori mund t’ju rekomandojë kryerjen e një ekzaminimi me ultratinguj të mëlçisë dhe monitorimin e saj me anë të testeve të gjakut.
Disa ushqime që ndihmojnë me pastrimin e mëlçisë.
1- Qitro: Qitro është i pasur me vitaminë C, pektinë dhe antioksidantë. Këta të fundit neutralizojnë radikalet e lira dhe detoksifikojnë mëlçinë.
Rekomandohet që njerëzit të pjnë nga një gotë të vogël me lëng qitroje në ditë ose të hanë nga një frut në ditë.
2- Panxhari: Panxhari përmban shumë flavonoidë dhe beta karoten, të cilat stimulojnë dhe përmirësojnë funksionet e mëlçisë.
Për më tepër, panxhari është një pastrues natyral i gjakut.
3- Limoni: Limoni përmban një antioksidant të veçantë që aktivizon enzimat që janë përgjegjëse për pastrimin e mëlçisë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org vitamina C e ndihmon mëlçinë të prodhojë edhe enzima për tretjen dhe të përthithë më mirë mineralet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments