top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SI MUND T’I PËRDORNI GJETHET E DAFINËS GJATË STINËS SË VJESHTËS?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 27, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjethet e dafinës kanë një vend të rëndësishëm, në mjekësinë popullore, dhe janë të njohura për efektet e tyre në mirëfunksionimin e organizmit. Ato mund të përdoren për aparatin tretës, flokët, kundër inflamacioneve, zemrën, ankthin e diabetit, bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.


Çaji i dafinës, dhe avulli i përfituar prej tij, zbut problemet me kollën, fytin e acaruar, dhe rrugët e frymëmarrjes.


Si të përgatisni dhe të përdorni avullin e dafinës kundër të ftohurës?


Vendosni një tenxhere me 1 litër ujë në zjarr që të vlojë bashkë 4-5 gjethe dafine.


Lëreni derisa të nisë të vlojë.


Më pas, largojeni nga zjarri dhe teksa është duke nxjerrë avull vendosni fytyrën aty duke mbajtur një peshqir sipër kokës dhe duke mbuluar pjesën e tenxheres në mënyrë që të mos dalë avulli.


Qëndroni për disa minuta sa të rezistoni ndaj avullit të ngrohtë e më pas provojeni sërish.


Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë.


Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes.


Këtë trajtim mund ta përdorni dy-tre herë në ditë për të patur një efekt sa më të plotë.


Dafinë me mjaltë për gripin. Nëse nuk duroni dot avullin, mund të përgatisni një tjetër kurë natyrale me gjethet e dafinës ka gjithashtu efekte shëruese ndaj të ftohurës duke e përgatitur si çaj.


Çaji i gjetheve të dafinës. 4-5 gjethe të thata dafine 1 shkop kanelle (nëse dëshironi) 1 litër ujë, dhe mjaltë. PËRGATITET NË KËTË MËNYRË.

Ziejini gjethet e dafinës dhe kanellës për 20 minuta. Lëreni të ftohet dhe ëmbëlsojeni duke shtuar një lugë çaji mjaltë në filxhan paksa përpara se ta pini.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page