top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SIDNEY GOTTLIEB: NJERIU QË ËNDËRRONTE KONTROLLIN E MENDJES | MBI KONTROLLIN E MENDJES: PJESA E PARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 9, 2023
  • 5 min read

Nga z. Emanuel Pietrobon.

Uashington, Amerikë | Është e pamundur të kuptosh plotësisht kërkimin më jetëgjatë, ambicioz dhe më të errët (ushtarak) mbi mendjen njerëzore që është kryer ndonjëherë, MKULTRA, i cili, për dekada ka frymëzuar dhe udhëhequr penat e shkrimtarëve dhe skenaristëve brenda dhe përreth Hollivudit - mendoni of Stranger Things - pa shkruar dhe folur për shkencëtarët e çmendur të filmave vizatimorë që ishin pjesë e saj.


Vizatimi i një portreti të vizionarëve, dhe nganjëherë kriminelëve, psikiatërve, inxhinierëve socialë, dhe psiko-strategëve, që kanë formësuar artin e propagandës, d.m.th., larjen e trurit, në imazhin dhe ngjashmërinë e tyre, është e barabartë me ilustrimin e forcave lëvizëse, interpretimin e veprave të tyre, dhe rrjedhimisht, të thellohemi në ndërlikimet e një teme që nuk do të pushojë kurrë së qeni qendrore: manipulimi i opinionit publik. Ndërsa t'i thuash z. Eduard Berneis (Edward Bernays) do të thotë të kuptosh fuqinë dhe potencialin e inxhinierisë sociale në kohë paqeje dhe lufte, në kontekste reklamuese dhe në teatro operacionesh të fshehta – si Guatemala e z. Jacobo Arbenz Guzman - të thellohesh në figurën e Sidney Gottlieb më anonim është e barabartë me rishikimin e historisë dhe tmerret e MKULTRA-s.


PASIONI PËR VIVISEKSIONIN E MENDJES.

Z. Sideni Gatlib (Sidney Gottlieb) lindi në Bronx, më 3 gusht 1918. Djali i dy emigrantëve hebrenj hungarezë, ai ishte një fëmijë i mrekullueshëm me pasion për trupin dhe natyrën njerëzore, funksionimi i të cilit, dhe mënyra se si ndërveprojnë dhe ndikojnë njëri-tjetrin.


Pasi mori kurse të specializuara në Universitetin Teknik të Arkansasit, ai u regjistrua në Universitetin e Uiskonsinit (Wisconsin).


Në këtë të fundit, ai hyn në hirin e Airë Belduin (Ira Baldwin), profesor dhe konsulent jozyrtar i qeverisë federale për bakteriologjinë, rekomandimi i së cilës, do ta lejojë atë të hyjë në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni.


Në vitin 1943, në më pak se një dekadë në universitet, z. Gatlib (Gottlieb) mban një diplomë master, dhe një doktoraturë, të dyja të marra me nderime, dhe krenohet se ka ndjekur tre universitete me nota të shkëlqyera.


Një biografi akademike e vlefshme, e ndërtuar duke u nisur nga hiçi, e cila, pasqyron inteligjencën dhe shkathtësinë e tij të pazakontë, pasi varion nga botanika te bujqësia, dhe nga bakteriologjia te psikologjia. Një biografi akademike, që do t'i hapë dyert e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës. BRENDA PROGRAMEVE MENDORE TË CIA-s. Hulumtimet dhe interesat personale të z. Gatlib (Gottlieb), veçanërisht efektet e kërpudhave, alkaloideve dhe halucinogjenëve në mendje, do ta çonin atë nga Departamenti i Bujqësisë në CIA, brenda pak vitesh. Z. Elln Dalles (Alen Dulles) do të hynte në këtë të fundit, në kulmin e revolucionit, në vitin 1951, falë rekomandimit të mentorit të tij, z. Belduin (Baldwin).


Në fillim të viteve pesëdhjetë, në agimin e Luftës së Ftohtë, ish-studenti, dhe ish profesori, do të punonin krah për krah, për zhvillimin e programeve ushtarake pioniere, dhe pjesërisht plotësuese: bakteriologjike, biologjike, kimike, psikologjike, psiko-kimike.


Z. Belduin do të kishte mbetur në Fart Detrik (Fort Detrick), pasi ai ishte i specializuar në bio-luftë, ndërsa z. Gatlib (Gottlieb) do t'i besohej barra e nderit, për të hapur rrugën për kërkime mbi mendjen, i nxitur nga fluksi i shkencëtarëve nazistë, të shpëtuar gjatë operacionit Peipërklip (Paperclip) “Kapse letre”, si z. Kërt Plotner (Kurt Plotner).


Ishte epoka e frikës së kuqe, e Mek’Kartizmit, e gjyqit të Hollivudit, e paranojës antikomuniste që mbizotëronte në dhomat e kontrollit dhe CIA, e frymëzuar nga nazistët e ndriçuar, që mbërritën me operacionin Peipërklip (Paperclip) “Kapse letre”, besonte se kishin gjetur një zgjidhje për ta bërë shoqërinë amerikane të papërshkueshme dhe imune ndaj joshjes së çekiçit dhe të drapërit sovjetik: Kontrolli i Mendjes.


Z. Gatlib (Gottlieb) u përfshi në projektin BLUEBIRD, i krijuar me qëllim të eksperimentimit me teknikat e reja të marrjes në pyetje, dhe manipulimit të sjelljes mbi të burgosurit.


Së shpejti, me urdhër të z. Dalles (Dulles), ajo do të zgjerohej, si për shpenzime, ashtu edhe për qëllime, duke marrë emrin “Angjinarja”.


Falë marrëdhënies së miqësisë dhe vlerësimit të farkëtuar me z. Dalles (Dulles), z. Gatlib (Gottlieb) do t'i jepej Karta Biankë (Carte Blanche) brenda programeve mendore: rifillimi i kërkimit mbi serumin e së vërtetës mitologjike - që daton që nga epoka e OSS (paraardhësi i CIA-s), por u ndërpre për shkak të kundërprodhueshmërisë së tyre - eksperimente psikologjike, eksperimente që përfshijnë marihuanë, kokainë, heroinë, meskaline, LSD.


Z. Gatlib (Gottlieb, një hetues joortodoks, i provonte vetë infuzionet e tij neuro-trullëse. Dhe ishte duke testuar dietilamidin e acidit lisergjik, i njohur zakonisht si LSD, kur ai zbuloi potencialin e tij të amplifikimit (dhe manipulimit) ndijor, duke hapur rrugën për pastrimin e tij në programet ushtarake, dhe në zhvillimin e bio-armëve, me bazë psikedelike, në Fart Detrik (Fort Detrick).


Në vitin 1953, pasi bindi mik-kolegun e tij Dalles (Dulles), ai pa lindjen e një programi të ri kërkimor, shumë më thelbësor, më të gjerë dhe ambicioz se ato të mëparshmet, përkatësisht atij që u kodua MKULTRA.


Një program mamuth, i konceptuar me synimin për të udhëhequr në sferën në zhvillim të luftrave të trurit - fjala e z. Dalles (Dulles) - që përfshin mijëra shkencëtarë, u degëzua në një sërë nën-projektesh dhe u realizua ndërkombëtarisht.


Disa nga psikiatërit dhe shkencëtarët më të diskutueshëm të kohës, do të silleshin në program, me rekomandimin e z. Gatlib (Gottlieb), si z. Danëlld Iuin Kemëruan (Donald Ewen Cameron) - paraardhës i ngasjes psikike - z. Heris Izbell (Harris Isbell) dhe z. Frenk Olson (Frank Olson).


Ky i fundit, një bakteriolog i thirrur direkt nga Fart Detrik (Fort Detrick), do të vdiste në rrethana misterioze disa kohë pasi ishte punësuar. Zyrtarisht u vetëvra. Vetëvrasje, sepse u trondit nga kërkimet çnjerëzore të programit, sipas më skeptikëve.


Në vitin 1955, në vetëm dy vjet jetë, MKULTRA ishte bërë kapaku i një tenxhereje brenda së cilës kishte afërsisht 150 nën-projekte, duke filluar nga kontrolli i mendjes deri te bio-armët, shumë prej të cilave, u kryen jashtë vendit, midis Kanadasë dhe Amerikës Latine.


Ushtria sekrete e MKULTRA-s hetoi çdo gjë që premtonte të sillte rezultate: përbërje organike, ilaçe, hipnozë, media, objekte të ndryshme, bimë. Z. Gatlib (Gottlieb), në përputhje me trajnimin e tij kimiko-botanik, do të punonte në dy lloje projektesh njëkohësisht: kontrollin e mendjes, dhe armët kimike.


Falë mendjes së tij të jashtëzakonshme, armët kinematografike dolën nga laboratorët MKULTRA: stilolapsa të mbushura me helm, predha të mbushura me eksploziv, dhe me sa duket, edhe kandidatë mançurianë - burra, domethënë të shndërruar në automatikë të programuar për të vrarë me komandë.


Në vitin 1973, pas një jete kushtuar hetimit të mendjes njerëzore, z. Gatlib (Gottlieb) u tërhoq në jetën private, në një fshat të largët të Virxhinias, në Kjulpipër (Culpeper), për t'iu përkushtuar mbarështimit, bujqësisë, udhëtimit dhe bamirësisë - menaxhimit të një lazareti (lloj i veçantë spitali, i destinuar për izolimin e pacientëve të pashërueshëm ose të atyre që vuajnë nga sëmundje ngjitëse) në Indi.


Z. Gatlib (Gottlieb) do të vazhdonte të merrte vizita nga ish-kolegët, duke dëgjuar përditësime mbi programet mendore, dhe duke dhënë këshilla. Pas një paraqitjeje të shkurtër në Komisionin e Kishës si dëshmitar, e cila, u zhvillua duke përdorur pseudonimin Xhouzef Shnaidër (Joseph Schneider), z. Gatlib (Gottlieb) do të zhdukej përfundimisht nga drita e vëmendjes - e cila, megjithatë, kurrë nuk e kishte ndriçuar atë shumë.


Ai vdiq më 7 mars 1999, në rrethana të paqarta - një atak i mundshëm në zemër, as i konfirmuar dhe as i mohuar nga gruaja e tij - në indiferencën e shtypit kryesor, dhe i harruar nga ata gjyqtarë që donin të dënonin mendjet dhe krahët e skandalit të programit MKULTRA.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page