SIERRA SPACE KREU ME SUKSES NJË TEST TË MODULIT TË TIJ TË MADH TË INTEGRUAR FLEXIBLE ENVIRONMENT (LIFE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 1, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Sierra Space kreu me sukses një test shpërthyes, në një version me madhësi të plotë, të Modulit të tij të Madh të Integruar Flexible Environment (LIFE), një komponent stacioni hapësinor i fryrë, 20 metra i gjatë.
Gjatë provës në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s, Marshall, moduli arriti një pikë presioni prej 77 psi, përpara se të shpërthente, duke tejkaluar nivelin e rekomanduar të NASA-s prej 60.8 psi.
Moduli LIFE, i projektuar për stacionin hapësinor Orbital Reef të Sierra Space në bashkëpunim me Blue Origin, mund të presë deri në katër astronautë, dhe të akomodojë eksperimente shkencore.
Sierra Space synon të kontribuojë në kërkimin orbital me përfitime praktike për Tokën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments