SIGURIA KIBERNETIKE: TIM LËSHOI MIKROÇIPIN E PARË “MADE IN ITALY”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 17, 2023
- 2 min read
Romë, Itali | Tim lëshoi mikroprocesorin e parë kriptografik (Secure Microchip), i projektuar tërësisht në Itali, i aftë për të rritur sigurinë në fusha të ndryshme teknologjike, nga pajisjet celulare te Qytetet inteligjente.
Projekti - sipas një shënimi - u prezantua në prani të autoritetetve italiane.
Projektuar nga një grup inxhinierësh italianë nga Telsy - një kompani grupi e fokusuar në kripto dhe sigurinë kibernetike që operon brenda Tim Enterprise - ai përfaqëson një mjet të ri, për forcimin e autonomisë dhe sovranitetit teknologjik, brenda kuadrit të strategjive kombëtare dhe evropiane të sigurisë kibernetike.
Zgjidhja, e cila, mund të integrohet në skenarë të ndryshëm, plotëson standardet më të avancuara të sigurisë, sipas dizajnit, dhe garanton besueshmërinë e plotë të komunikimeve të koduara.
Mikroçipi i ri është një atom sigurie tërësisht italian (rrënja e besimit) që ju lejon të siguroni të gjitha ato sisteme IT ose komunikimi që trajtojnë informacione të ndjeshme ose konfidenciale.
Mikroprocesori prodhohet nga një zinxhir furnizimi tërësisht europian, në bashkëpunim me kompani të rëndësishme në këtë sektor.
Mikroprocesori është projektuar për t'u përdorur në fusha të ndryshme, civile, ushtarake, industriale, dhe në mbrojtjen e infrastrukturave kritike, si p.sh., binarët hekurudhorë, rrjetet e energjisë elektrike dhe të ujit, përfshirë edhe digat.
Këtyre, i shtohen kontekstet gjithnjë e më të përhapura të Internetit të Gjërave, duke filluar nga qytetet inteligjente me mbrojtjen e të dhënave të sensorëve, ose kamerës në zonat urbane, dhe ekstraurbane.
Në sektorin industrial, Secure Microchip mbron të gjithë ciklin e prodhimit, përmes integrimit të një sistemi kriptografik të sofistikuar, me funksionet më të avancuara të sigurisë kibernetike, duke garantuar sigurinë e dialogut midis pajisjeve (makinë me makinë).
Në veçanti, mikroprocesori do të përfaqësojë gjithashtu një përgjigje konkrete, ndaj nevojave të sigurisë së bizneseve të vogla dhe të mesme, dhe për të gjitha ato subjekte, që në një afat të shkurtër, do të duhet të pajisen me sisteme më solide, ose të përshtaten me kërkesat e rrepta të sigurisë kibernetike, të përfshira në Aktin e Rezistencës Kibernetike, dhe në direktivat e BE-së Nis2 dhe Cer.
Në kontekstin e sistemeve të vërtetimit, mikroprocesori mund të gjenerojë argumente kriptografike për të aksesuar të dhënat dhe shërbimet cloud në siguri të plotë nga pajisjet celulare dhe PC, të tilla si aplikacionet e biznesit, ose të shërbimeve publike për qytetarët.
Mikroçipi i Sigurt mund të integrohet në serverë, nëse shërbimet dhe infrastruktura e TI-së janë të vendosura në një kontekst privat cloud.
Ndër rastet e përdorimit, shërbimet e Administratës Publike si identiteti dixhital, ose sistemet financiare dhe bankare në shtëpi.
Me këtë projekt, grupi Tim ofron zgjidhje teknologjike inovative për sigurinë kibernetike.
Është një hap i rëndësishëm për promovimin ndërkombëtar të “Made in Italy” brenda industrisë strategjike të gjysmëpërçuesve, në përputhje me zgjedhjet që po bëjnë Italia dhe Bashkimi Evropian, për të forcuar ekosistemin industrial kontinental.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments