top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SINGAPOR: SHKENCËTARËT KRIJUAN NJË BATERI TË HOLLË 1 MIKROMETËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1, 2023
  • 1 min read

Singapor | Studiuesit në Singapor kanë zhvilluar një bateri tepër të hollë, aq të hollë sa një mikrometër, e aftë për të shfrytëzuar energjinë nga lotët e njeriut, për të fuqizuar lentet inteligjente të kontaktit. Këto lente mund të shfaqin të dhëna dhe njoftime pa kërkuar pajisje të jashtme të mëdha si syze inteligjente. Bateria, duke përdorur glukozë dhe ujë për të gjeneruar energji elektrike, përmban një shtresë me bazë glukoze që reagon me jonet e natriumit, dhe klorurit që gjenden në lot, duke mundësuar që bateria të rimbushet duke përdorur burimet natyrore të trupit. Inovacioni kapërcen sfidat e karikimit me valë dhe integrimit në hapësirën e kufizuar të lenteve të kontaktit. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page