
Damask, Siri | Tre veta humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga një shpërthim sot në qytetin bregdetar sirian të Latakias.
Media shtetërore njoftoi këtë, duke cituar autoritetet lokale.
Shkaku i episodit nuk është ende i qartë.
“Shpërthimi në lagjen Al-Rimal të qytetit Latakia deri më tani ka shkaktuar tre të vdekur dhe 12 të plagosur”, cituan autoritetet provinciale agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke shtuar se skuadrat e mbrojtjes civile dhe banorët janë ende në kërkim të personave të tjerë të plagosur dhe të zhdukur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários