top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SKANDAL NË SERBI | HEQJA E FLAMURIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË KONGRESIN E UEFA-S NË BEOGRAD ËSHTË VEPRIM I DËNUESHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Në Kongresin e UEFA-s të mbajtur në Beograd, Serbi, organizatorët vendas kanë hequr flamurin e Kosovës.

 

Ky akt vjen edhe pse Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.

 

Megjithatë, Federata e Futbollit e Serbisë nuk e ka respektuar këtë status, duke shkaktuar reagime të ashpra nga autoritetet kosovare.

 

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe të dënueshëm.

 

Fillimisht, çfarëdo largimi i flamurit të Kosovës është veprim i dënueshëm. Është totalisht i papranueshëm për ne si shtet, si institucione. Ky veprim është edhe kundër vetë rregullave të UEFA-s, sepse Federata jonë e Futbollit është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Për këtë arsye, ne presim edhe sqarime nga vetë UEFA”, tha ministri Çeku.

 

Pra, në këtë moment, është shumë e rëndësishme që të presim edhe sqarimin zyrtar nga UEFA, sepse kjo ka qenë ngjarje e tyre dhe të kuptojmë saktë se çfarë ka ndodhur.


Dhe pas asaj, të dimë se kush duhet të japë përgjegjësi për këtë veprim totalisht të papranueshëm dhe të dënueshëm që ka ndodhur në Kongresin e UEFA-s”, tha ministri Çeku.

 

Federata e Futbollit të Serbisë ka konfirmuar se ka hequr simbolet e Kosovës gjatë Kongresit, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës ka deklaruar se Kosova mori pjesë në ngjarje me simbolet shtetërore.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page