top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SKANDAL: XHAMIA E NAMAZGJASË ME IMAM TURK! | ENES BASTUR NË KRYE TË SAJ: HOXHALLARËT SHQIPTARË KONSIDEROHEN TË PEDENJË PËR TË DREJTUAR XHAMINË E NAMAZGJASË!

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 7, 2024
  • 1 min read

Updated: Oct 8, 2024

Tiranë, Shqipëri | Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tashmë ka një imam (drejtues) të caktuar nga ministria e Çështjeve Fetare e Turqisë, i cili, quhet Enes Bastur.

 

Imami turk Enes Bastur e ka bërë publik këtë fakt nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale virtuale ku ka njoftuar se atij i është besuar drejtimi Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

 

Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan imami Bastur.

 

Pavarësisht këtij njoftimi të bërë nga vetë kleriku që pretendon se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar.

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSh) nuk ka asnjë njoftim në lidhje me hapjen e Xhamisë së Namazgjasë, dhe për më tepër, emërimin e klerikut turk në krye të saj.

 

Edhe pse ka përfunduar Xhamia e Namazgjasë vazhdon të qendrojë e mbyllur, sepse, ajo nuk është e ndërtuar me paratë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë (KMSh), as me paratë e Buxhetit të Shtetit, të Republikës së Shqipërisë, por, me paratë e shtetit turk, ivestimi i të cilit llogaritet në rreth 30 e ca milionë €.

 

Ka zëra se xhamia e Namazgjasë do të përurohet gjatë vizitës së presidentit të Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan, që do të zhvillohet së shpejti në Tiranë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page