SKANIMI I RETINËS EVIDENTON SËMUNDJEN E PARKINSONIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 3, 2023
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Skanimi i retinës, mund të parashikojë diagnozën, deri në 7 vjet përpara në kohë. Kërkimet në mjekësi, nuk kanë qëllimin e vetëm të kurimit: shpesh, ajo që shkencëtarët hetojnë, janë metodat e reja diagnostikuese, të afta për të identifikuar praninë e sëmundjeve shumë kohë përpara se të shfaqen simptomat. Kjo, është ajo që po ndodh, për shembull, me sëmundjen e Parkinsonit. Rreth 10 milionë njerëz në botë, vuajnë nga kjo sëmundje neurodegjenerative, dhe tani, sipas një studimi nga “University College London”, dhe “Moorfields Eye”, “Hospital”, botuar në “Neurology”, do të ishte e mundur të identifikohej prania e sëmundjes nga sytë.
Analiza e kryer, në fakt, ka treguar se si në skanimet 3D të syve, është e mundur të identifikohet sëmundja në retinë deri në 7 vjet përpara se të shfaqen simptomat e para.
Kjo është shkenca e re që po bën gjithnjë e më shumë rrugën nga okulomika, e aftë të gjejë shenja të sëmundjeve neurodegjenerative, sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe diabetit, pikërisht përmes skanimit të syve.
Ekzaminimi i hershëm nuk ndihmon në kurimin, por është thelbësore të menaxhohen dhe interpretohen saktë simptomat. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentários