SKOCI: UNIVERSITETI I GLLASGOUT KRIJOI MOTORRIN RAKETOR OROBORO-3 (VETËNGRËNËS).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 19, 2024
- 1 min read
Gllasgou, Skoci | Një motor i ri rakete autofag (vetëngrënës), i quajtur Oroboro-3 (Ouroborous-3), është krijuar për të konsumuar trupin e tij plastik si lëndë djegëse, gjatë ngjitjes së tij në orbitë.
Zhvilluar nga studiues në Universitetin e Gllasgout (Glasgow), motori përdor nxehtësinë e mbetur nga djegia për të shkrirë tubin plastik, i cili, shërben si lëndë djegëse, së bashku me propanin e lëngshëm, dhe me oksigjenin e gaztë.
Motori vetëngrënës (autofag - nga greqishtja) redukton nevojën për shtytës, duke lejuar rritjen e kapacitetit të ngarkesës.
Koncepti daton në vitet 1930 dhe ofron aplikime të mundshme për të trajtuar çështjen e mbeturinave hapësinore, pasi raketa konsumohet vetë përpara se të arrijë në orbitë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments