SKOCIA DO TË TESTOJË 2 TRAGETE ELEKTRIKË | TESTIMI FILLON NË MUAJIN MARS TË VITIT 2024.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 15, 2023
- 1 min read

Skoci, Britani e Madhe | Ishujt Orknei (Orkney) të Skocisë do të testojnë dy tragete elektrikë me hidrofoil, në një provë trevjeçare, të financuar nga një grant prej 15.5 milionë £ nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Këto tragete, të operuara në bashkëpunim me Artemis Technologies, do të lidhin rajonet e jashtme dhe të brendshme të ishujve. Taksia e ujit EF-12 Escape mund të transportojë 12 pasagjerë, duke ofruar një distancë prej 52 miljesh detare,me 24.5 nyje, dhe kohë karikimi një orë. Hidrofoilat elektrike ofrojnë efikasitet energjetik dhe udhëtime më të buta në ujërat sfiduese. Prova fillon në mars 2024, me instalimet e infrastrukturës së karikimit këtë dimër, e ndjekur nga një pilot më i madh anijeje me 50 pasagjerë në 2025. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments