top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SKRAPAR: BANORËT E FSHATIT ZOGAS PROTESTUAN KUNDËR PUNIMEVE TË NDËRMARRA NGA NJË SUBJEKT TREGTAR QË PO DËMTON KULLOTAT | AKUZUAN BANORËT E FSHATIT ÇERENISHT SE KANË NËNSHKRUAR NË VEND TË TYRE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 2 min read

Skrapar, Shqipëri | Banorët e fshatit Zogas protestuan kundër punimeve të ndërmarra nga një subjekt treegtar që përpunon gurë.

 

Ata dolën kundër punimeve që po kryhen prej disa javësh në fshatin e tyre.

 

Sipas tyre, punimet janë shtrirë në një sipërfaqe malore, duke prekur tokat bujqësore të banorëve dhe kullotat e bagëtive.

 

Banorët tregojnë - nëpërmjet disa dokumentave të nënshkruara - se kanë qënë banorët e fshatit Çerenisht ata që kanë nënshkruar për kryerjen e punimeve në fshatin Zogas dhe bashkë me ta kanë nënshkruar edhe disa punonjës të administratës.

 

Kryeplaku i fshatit Zogas, z. Isa Plaku, ka deklaruar se në fshat ka ardhur një kompani dhe ka shkatërruar gjithçka në zonë, pasi banorët nuk po lëvizin dot as me bagëtitë për t'i kullotur.

 

Ai denoncoi subjekti tregtar nuk është i pajisur me leje edhe pse në bashki i është thënë se ka marrë leje nga ministria përgjegjëse.

 

Ai denoncoi se nënshkrimet për fillimin e këtyre punimeve janë marrë në mënyrë të parregullt dhe se këto punime janë duke dëmtuar tokat e bukës.

 

Banorët e fshatit Zogas shprehen se subjekti që po kryhen punimet është anonim, sepse nuk ka asnjë tabelë që të tregojë kur do të fillojnë apo kur do të mbarojë punimet,sa është sipërfaqja ku do të shtrihet dhe nuk kanë asnjë lloj dokumentacioni.

 

Banorët pohojnë se nuk është bërë asnjë lloj dëgjese publike me ta dhe se punimet janë duke shkatërruar mjedisin, se po dëmtojnë tokat bujqësore dhe se po dëmtojnë blegtorinë në këtë fshat.

 

Ata deklaruan se fshati mbahet me blegtori dhe se subjekti tregtar po dëmton të gjithë sipërfaqen e pyllëzuar ku kullosin bagëtitë e zonës.

 

Ata deklaruan se nuk do ta ndalin rezistencën e tyre ndaj këtij shkatërrimi dhe kërkojnë të pezullohen punimet dhe të bëhet dëgjesë publike me banorët e fshatit Zogas.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page