top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SMART HAT | HELMETË E ZGJUAR PËR PUNËTORËT E NDËRTIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 4, 2023
  • 2 min read

Indi | Në botën e pajisjeve mbrojtëse për punëtorët e ndërtimit, nuk ka pasur shumë ndryshime, nga helmetat klasike të mbrojtjes së kokës, nga plastika e fortë e bardhë, dhe prodhuesit nuk janë përpjekur shumë për t’i bërë ato më të sigurta, dhe më të zgjuara.


Kjo është gati të ndryshojë falë një startup indian të quajtur Proxgy, i cili, fitoi çmimin e dizajnit më të mirë në Indi, dhe çmimin e inovacionit në CES, për helmetën e tij të sigurisë SmartHat.


Përveç mbrojtjes së kokës së punëtorëve nga goditjet dhe rëniet, falë predhës së fortë ABS, dhe vlerësimit Type-1/Class-3, helmeta është e pajisur me sensorë, që japin alarm, nëse zbulojnë ndonjë nga 14 gazrat e rrezikshëm dhe toksikë, dhe ka gjithashtu një sensor afërsie, i cili, raporton nëse është afër objekteve që janë mbi kokën e atij që mban veshur.


Për më tepër, helmeta ka një kamerë të dyfishtë, një marrës radio uaiërles (wireless), dhe madje edhe sensorë të shenjave vitale, që mund të zbulojnë problemet e rrahjeve të zemrës, temperaturën e trupit, ose nivelet e ulëta të oksigjenit në gjak.


Nëse sensorët zbulojnë ndonjë nga problemet shëndetësore të listuara, helmeta do t’i dërgojë me valë një njoftim personit që është përgjegjës, për monitorimin e punonjësit.


Ajo gjithashtu do të dërgojë një njoftim nëse zbulon se përdoruesi është rrëzuar, është larguar nga zona gjeografike, ose nuk mban helmetë kur duhet.


Falë marrësit të integruar të radios, punëtorët mund të bisedojnë me njëri-tjetrin, ose me mbikëqyrësit, dhe menaxherët, dhe të transmetojnë pamje me kamerat HD të përparme, dhe të pasme.


Kamera e përparme përdor dritë infra të kuqe, dhe mund të përdoret në kushte me shikueshmëri të ulët, ndërsa kamera e pasme, ofron një pamje 160 gradë të rrethinës.


Të dyja, mund të përdoren për të regjistruar video, ose për të bërë foto në çdo kohë.


Pajisjet elektronike të helmetës SmartHat janë të papërshkueshme nga uji sipas standardit IP67, që do të thotë se mund të përballojë spërkatjen me ujë, dhe zhytjen për një kohë të shkurtër në ujë, deri në një thellësi maksimale prej 1 metër.


Në helmetë ka edhe një buton SOS, të cilin, punëtori mund ta aktivizojë në rast emergjence.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page