SNAPCHAT PO BËHET ME VEÇORI TË REJA ME TEKNOLOGJI TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 17, 2023
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Aplikacioni i mesazheve tani ka lëshuar veçorinë për abonentët e Snapchat Plus, të cilët, me anë të një opsioni në platformë, mund të krijojnë pamje nga teksti, dhe t’ua dërgojnë miqve të tyre.
Ata që paguajnë abonimin prej 3.99 dollarësh në Snapchat, mund ta përdorin këtë veçori.
Abonentët e Snapchat Plus mund të krijojnë pamje nga teksti, dhe t’i dërgojnë ato pamje tek miqtë e tyre.
Në opsionin e gjenerimit të këtyre pamjeve mund t’u shfaqen edhe disa opsione të gatshme, të cilat, mund t’i gjeneroni.
Gjenerimi i pamjeve nga teksti është një teknologji mjaft e popullarizuar, të cilën, e kemi parë fillimisht nga DALL-E i OpenAI.
Tani, me dhjetëra uebfaqe dizajni e kanë implementuar këtë teknologji.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments