SOFJE: PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI U TAKUA ME MBRETIN E JORDANISË ABDULLAH II DHE ME PRESIDENTIN BULLGAR RUMEN RADEV SI PJESË E TAKIMIT TË NIVELIT TË LARTË TË PROCESIT AQABA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 1 min read

Sofje, Bullgari | Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka zhvilluar takime të rëndësishme me mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, si pjesë e takimit të Akaba (Aqaba), në Sofje.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Mbretit të Jordanisë, Abdullah II dhe presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, ka udhëtuar për në Bullgari, për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës krahas liderëve të tjerë në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, i cili do të mbahet në Sofje”, thuhet në njftim.
Në kuadër të vizitës në Sofje, Presidentja Osmani do të mbajë fjalim në hapje të Samitit si dhe do zhvillojë takime të ndara bilaterale me disa nga liderët pjesëmarrëse.
Gjatë këtyre takimeve, do të diskutohet thellimi i marrëdhënieve bilaterale, avancimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe forcimi i përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal.
Ky takim organizohet nën patronazhin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë dhe Republikës së Bullgarisë dhe synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Procesi Akabës (Aqaba), i iniciuar nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë në vitin 2015, ka luajtur një rol kyç në koordinimin e përpjekjeve globale kundër terrorizmit dhe adresimin e sfidave të sigurisë.
Zyra e Presidencës tha se presidentja Osmani do të riafirmojë përkushtimin e Kosovës për sigurinë rajonale dhe për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të saj të sigurisë në përputhje me standardet euroatlantike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare