top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SOKOL KRYEZIU AKUZOHET NGA SPAK-u SE KA BLERË NGA AJOLA XOXA 50 MILIONË LEKË PIKTURA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 28
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Njihuni me z. Sokol Kryeziu, me profesion ish-fshesar, i cili, i bleu 50 milionë lekë të vjetëra piktura bashkëshortes së kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa.

 

Sot më datën 28.02.2025 ai u paraqit te autoritetet e Posaçme të hetimit penal për t’u njohur me masën e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje”.

 

Z. Kryeziu është pronar i kompanisë “Gerard-A” dhe figuron si subjekt që gjendet në përmbajtjet e akteve proceduriale penale të kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

 

Z. Kryeziu ka blerë 50 milionë lekë të vjetëra piktura pranë subjektit “NAN Gallery”, që kontrollohet nga znj. Ajola Xoxa.

 

Ai ka ushtruar profesionin e fshesarit në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, por ka punuar edhe si punëtor ngarkim-shkarkimi dhe faturino - gjer këtu duhet pranuar se ka punuar me nder - por më vonë u përfshi ethshëm në veprimtari kriminale.

 

Ai ka ushtruar edhe funksionin e drejtorit të shoqërisë “Green Line”, e cila, ka në zotërim disa linja të transportit publik, përfshirë edhe atë të Tiranë-Kashar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page