SOT DO TË KRYHET SHKËMBIM RUSI-UKRAINË I TË BURGOSURVE; NGA 246 VETA NË SECILËN ANË | ME NDËRMJETËSIMIN E EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Rusia dhe Ukraina do të kryejnë sot një shkëmbim të të burgosurve me afro 500 të burgosur, përfshirë 46 ushtarë të plagosur, të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha një burim i cituar nga transmetuesi televiziv Skai Njuz (Sky News).
“Me rastin e Pashkëve, 246 të burgosur nga secila anë do të shkëmbehen në mënyrë të barabartë”, zbuloi burimi.
Numri i përgjithshëm i të burgosurve të shkëmbyer me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe tani është 3233.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments