SOT NË ORËN 14:00 MBAHET SEANCA GJYQËSORE PENALE PARAPRAKE KUNDËR SALI BERISHËS (KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË) DHE JAMARBËR MALLTEZIT | TË BASHKËAKUZUAR JANË EDHE 3 SUBJEKTE TË TJERË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Sot, në orën 14:00, mbahet seanca gjyqësore penale paraprake kundër:
1- Z. Sali Berisha (aktualisht kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë).
2- Z. Jamarbër Malltezi (dhëndri i z. Berisha).
Gjyqi penal që do të zhvillohet do të ketë si objekt të tijin kalimin ose jo të akteve proceduriale penale në ngarkim të tyre për gjykim penal, për çështjen penale të njohur rëndom si: “Afera e Klubit Partizani”.
Si të bashkëpandehur me ta, janë edhe disa subjekte të tjerë.
Duhet theksuar se edhe pse hetimet penale paraprake janë mbyllur ndaj z. Berisha dhe ndaj z. Malltezi vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi masat e sigurimit vetjak.
Z. Berisha zbaton masën e sigurimit vetjak “Detyrim paraqitje”.
Z. Malltezi zbaton masën e sigurimit vetjak “Arrest shtëpie”.
Si të bashkëpandehur me ta janë edhe:
1- Z. Fatmir Bektashi, biznismen (oligark).
2- Xhimi Begeja.
3- Znj. Andia Pustina.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments