top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“SOUND OF FREEDOM” | FILMI QË PO SHKAKTON DISKUTIME NË AMERIKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 15, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Për z. Tramp (Trump) është filmi i momentit, ai synon një audiencë të konservatorëve, katolikëve dhe teoricienëve të konspiracionit.


Sound of Freedom”, një film me regji nga Alejandro Gomez Monteverde, u publikua në kinema më 4 korrik.


Historia e treguar në film bazohet në ngjarje të vërteta, ish-agjenti federal Tim Ballad, i cili shpëton një fëmijë nga një rrjet trafikantësh të Amerikës së Jugut, dhe më pas zbulon se motra e djalit të vogël është gjithashtu e burgosur. Ai nis një udhëtim që e vë në vështirësi serioze.


Filmi gëzon sukses të madh në radhët e së djathtës amerikane, dhe për ish-presidentin Tram (Trump) është “filmi i momentit kudo në botë”, filmi është krahasuar me teori konspirative si ajo e grupit QAnon.


Strategjia e marketingut pas suksesit të filmit është të synojë një audiencë specifike: konservatore dhe të krishterë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page