SPACEX LËSHOI ANIJEN SEKRETE AMERIKANE NË ORBITË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Dec 29, 2023
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Ende dihen pak detaje rreth misionit të Forcave Speciale të SHBA-së, si pjesë e programit të lëshimit të hapësirës, për sigurinë kombëtare.
Fakti është se lëshuesi Falcon Heavy i SpaceX lejoi që aeroplani hapësinor sekret X-37B i ushtrisë amerikane të ngrihej sot.
Si gjithmonë, nisja u zhvillua në Keip Kenëverll (Cape Canaveral), me SpaceX tani në nisjen e shtatë, që nga debutimi i saj.
Aeroplani i fshehtë hapësinor, një lloj anije kozmike në miniaturë, është pa pilot, dhe është projektuar për të kryer eksperimente të ndryshme teknologjike.
Kështu, filloi misioni i avionit të quajtur edhe Automjeti Testues Orbital.
Raketa Falcon Heavy e ka mbajtur deri tani në orbitë të ulët, megjithëse mund ta bartë atë deri në 35000 kilometra nga Toka.
Data e kthimit të tij në tokë, ku do të ulet në një pistë të caktuar, nuk dihet ende.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments