SPAK DHE GJKKO: ARREST NË SHTËPI PËR AVOKATIN BARDH KOÇI | AI AKUZOHET PËR NDËRHYRJE NË NJË DOSJE PENALE QË PO HETOHEJ NGA PROKURORIA E TIRANËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 1
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme dhe me miratimin e Gjykatës së Posaçme ndaj avokatit Bardh koçi u shqiptua masa e sigurimit vetjak “arrest në shtëpi”.
Ai akuzohet për ndërhyrje në një dosje penale që po hetohej nga Prokuroria e Tiranës.
Mësohet se përveç avokatit Koçi, SPAK ka lënë një subjekt (femër) në masën “detyrim paraqitje”.
Ata akuzohen për veprat penale “ndikim te paligjshëm në sistemin e drejtësisë”.
Janë urdhëruar 5 kontrolle banesash ku dy prej tyre i përkasin një punonjësi të Policisë Gjyqësore në prokurorinë e Tiranës dhe një tjetër punonjësi i cili ushtron detyrën në laboratorin e policisë kriminale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments