U ARRESTUA ISH-POLICI ERDIT HAZIZAJ; ISH-KANDIDAT I PDSH-së NËN PARRULLËN “BASHKË FITOJMË” | AKUZOHET PËR KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE; PËR TRAFIK DROGE; GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL; ETJ, ...
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 2
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme lëshoi katër urdhër-arreste të miratuara edhe nga GJKKO për:
1- Z. Shkëlzen Ruska.
2- Z. Ervis Alisinanaj.
3- Z. Erdit Hazizaj.
4- Z. Elvis Dervishi (i shpallur në kërkim policor).
Ata janë individë që u përkasin strukturave të zbatimit të ligjit.
Akuzohen si të përfshirë në veprimtari të rënda kriminale nga pozitat e shpërdorimit me dashje të detyrës dhe të funksionit zyrtar.
Ndër të arrestuarit është edhe ish-kandidati i kryetarit të partisë Demokratike të Shqipërisë për kryetar Bashkie në Roskovec në zgjedhjet e vitit 2023 nën parrullën “Bashkë fitojmë”, z. Erdit Hazizaj
Ai u largua nga strukturat e Policisë së Shtetit në vitin 2022.
Ai akuzohet nga SPAK-u për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments